VIDEO/ Era Istrefi 'provokon' në mes të Rusisë, momentin më të bukur në Botëror e zgjedh nga Serbi-Zvicër

Gjithë vëmendja e botës u kthye nga Era Istrefi disa javë më parë kur u zyrtarizua pjesëmarrja e saj në këngën zyrtare të botërorit ‘Rusi 2018’.

Që prej asaj dite shqiptarët veçse kanë provuar krenari të vazhdueshme me emrat që kanë ngritur lart origjinën shqiptare.

Nuk e harron askush momentin e pazëvendësueshëm që bëri bujë në të gjithë botën, kur dy futbollistët shqiptarë shënuan gol në ndeshjen Serbi-Zvicër.

Tashmë që kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit është drejt fundit, Era ka qenë e ftuar në një konferencë për shtyp në Rusi, përpara përgatitjeve për performancën zyrtare në sy të miliona njerëzve në finalen e madhe.

E pyetur për momentin më të veçantë gjatë këtij botërori, Era veçoi pikërisht golat se shqiptarëve në ndeshjen me Serbinë.

“Për mua momenti më i bukur ka qenë ai kur dy shqiptarë pjesë e skuadrës së Zvicrës shënuan kundër Serbisë”, - ka thënë ajo. Me takt dhe krenari, Era ka risjellë në vëmendje edhe njëherë ngjarjen që emocionoi gjithë shqiptarët.