FOTO/ Kroacia, finalistja më e dobët e historisë së Botërorit

Kroacia është gati të shkruajë historinë të dielën në Moskë kundër Francës, por me petkun e skuadrës jo favorite.

Madje, më pak favoriten e të gjithë historisë së Kampionateve Botërore.

Ballkanasit janë finalistja më e dobët në letër sipas renditjes së FIFA-s nga vitin 1993 (kur FIFA nisi të bëjë rankimin).

Ata renditen në vend të 20-të dhe kurrë më parë një kombëtare që është renditur kaq poshtë nuk ka shkuar deri në epilogun e një Botërori.