FOTO/ Donald Trump merr një letër të nga Kim Jong-un

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë një letër nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, në të cilën theksohet vullneti për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

Nga ana tjetër Kina ka ritheksuar angazhimin e saj për mbështetjen e çarmatosjes bërthamore të Penianit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, raportoi se mori një letër ‘shumë të mirë’ nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Në të lideri i vendit komunist vlerëson përpjekjet e kreut të Shtëpisë së Bardhë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të zbatuar deklaratën e përbashkët të nënshkruar në Samitin e tyre të Singaporit në muajin qershor.

Presidenti Trump postoi në Tëitter një fotografi të letrës së bashku me përkthimin në anglisht, duke thënë se përmbajtja e letrës së udhëheqësit koreanoverior tregon se ‘po bëhen përparime të mëdha’.

‘Unë besoj fuqimisht se vullneti i fortë, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike nga unë dhe Shkëlqesia Juaj zoti President që ka për qëllim një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me siguri do të realizohet’, thuhet në letrën e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-un.

Ndërkohë, Kina rinovon angazhimin e saj për çarmatosjen bërthamore të gadishullit Korean dhe i përgjigjet akuzave të presidentit amerikan lidhur me ndërhyrjet e mundshme të Pekinit në mbledhjet mes Uashingtonit dhe Penianit për shkak të përshkallëzimit të përplasjes tregtare mes dy vendeve.

Zyrtarët e Kinës tregojnë se pavarësisht kësaj kanë mbajtur një koordinim dhe komunikime të ngushta lidhur me çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut.