Burg për Elvis Roshin, gjykata jep vendimin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Prokuroria mësohet që ka kërkuar dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg për Roshin.

Gjykata e Tiranes ka vendosur qe ta denoje Roshin me 60 ore pune te detyruar ne interes te opinionit publik.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për deklarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.

Rroshi ka pranuar dy ditë më parë akuzën për falsifikim të të dhënave të paraqitura në formularin e dekriminalizimit. Rroshi po gjykohet në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Rroshi tha se nuk i kishte prezantuar të gjitha të dhënat personale pasi i kishte neglizhuar.

Ish-kryebashkiaku, i përzgjedhuri i kryeministrit Edi Rama, u detyrua të japë dorëheqjen pasi opozita i zbuloi atij rekordet kriminale në të kaluarën, dënimin në Itali për përdhunim në grup dhe ndryshimin disa herë të emrit.

Rroshi rezultonte me precedentë në disa shtete si Itali, Zvicër e Gjermani.