FOTO/ Gati për plazhin e fundjavës, ja surprizat e motit për sot e nesër

Jeni bërë gati për plazhin e fundjavës?

Por para se të merrni vendimin për tu nisur për në det, shikoni si është moti.

Më poshtë keni parashikimin e kohës nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Parashikimi i motit për sot e nesër:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje ‘t? dobëta’ ose lokalisht të dobëta në 2 qarqet e veriut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet t? jenë të përqendruara kryesisht në zonat malore të qarqeve.

Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 30 °C

në vendet e ulëta: 18 / 31 °C

në vendet malore: 14 / 27 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do te vazhdoje të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.

Zjarret

Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i moderuar’ në shumicën e qarqeve dhe nivele rreziku më të ulët në 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-perëndim), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim).