Milani shet Bonuccin vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Milani do ta shesë Leonardo Bonuccin, vetëm nëse lojtari e kërkon këtë gjë, kanë raportuar mediat italiane.

Qendërmbrojtësi u transferua në Milani nga Juventusi verën e kaluar, duke u kthyer në këtë mënyrë transferta më e komentuar në Itali.

Për shkak të dështimit të Yonghong Li, i cili nuk arriti t’i paguajë të gjitha borxhet, atëherë Milani mund të detyrohet t’i shesë disa nga yjet e saj.

Italiani është i kërkuar nga PSG dhe Manchester Unitedit, ku mund të luajë në Ligë të Kampionëve nëse vendosë të shkojë te njëra nga këto skuadrat.