Francë – Kroaci, ky është favoriti i finales në Kupën e Botës

Finalja e Botërorit "Rusi 2018" ka një favorit të qartë.

Skuadra e trajnerit Didier Deschamps dhe ajo e Zlatko Dalic kanë arritur në duelin kryesor të garës së madhe në Rusi.

Por, mediat evropiane kanë një favorit të qartë për trofeun e kampionit të botës.

Franca është dukshëm më e favorizuar në vlerësimet e analistëve por edhe në sondazhet nga portalet e gazetave të njohura sportive.