FOTO/ Valbona Selimllarit rrezikon jetën në një lartësi të madhe!

Ish-missi shqiptar, Valbona Selimllari, ka publikuar në rrjete sociale disa foto, ku shfaqet në malin e Jezercës.

Atë e shohim të veshur shumë sportive dhe gjithashtu shumë aktive gjatë një ngjitje.

Ajo shfaqet duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, ku duket se ka vënë në rrezik edhe jetën e saj, pasi një rrëzim nga ajo lartësi mund t’i kushtonte shtrenjtë bukuroshes së njohur shqiptare.

Më herët e Selimllari nuk e kishte treguar këtë aftësi të saj apo pasion për sporte të tilla.