Pasi mundi Seferin, Tyson Fury zbulon kundërshtarin e ri

Boksieri Tyson Fury do të vazhdojë rrugëtimin e tij drejtë titullit botëror.

Ish-numri një, edhe zyrtarisht do të ndeshet me Francesco Pianeta më 18 gusht në “Windsor Park”.

Fury i cili bëri rikthimin e tij para disa jave, me një duel të lehtë ndaj shqiptarit, Sefer Seferi, tani do ta ketë një kundërshtar më të vështirë.

Pianeta është 33-vjeçar nga Italia dhe gjatë karrierës së tij ka 40 meçe me 35 fitore (21 me KO) dhe 4 humbje.

Nëse Fury arrin ta fitojë këtë meç, atëherë do të ketë mundësi të bëjë ofertë drejt boksierëve më të fortë.