Shënohet tjetër gol në Ventspils-Luftëtari, ky është rezultati i papritur

Luftëtari po luan në transfertë me Ventspils ndeshjen e parë të turit të parë të Europa League, shkruan Syri.net.

Në minutën e 8-të gjirokastritët shkaktojnë një 11-metërsh dhe skuadra letoneze kalon në avantazh me anë të Akinyemi.

I njëjti lojtar realizon edhe golin e dytë në minutën e 13-të, duke vënë në vështirësi bluzinjtë për pjesën e mbetur të lojës.

Në minutën e 24-t Ventspils shënon edhe golin e tretë. Përsëri Akinyemi realizon me kokë pas një krosimi të ardhur nga goditja e dënimit.