FOTO/ Përveç Eres, në finalen e Botërorit në Rusi do të këndojë edhe këngëtarja e njohur shqiptare

Në faqen e FIFA-s ku është publikuar tabela e programit shihet emri këngëtares Arilena Ara, e cila do të këndojë para një numri të madh të të pranishmëve

Më datë 13, 14 dhe 15 Korrik këngëtarja Arilena Ara do të jetë në Rusi për të performuar.

Duke qenë, se ajo këndon 3 ditë rresht atje më datë 13 në një festival në Bellorusi, më datë 14 do të jetë pjesë e organizimit ku dy përfaqësueset, ajo e Anglisë dhe e Belgjikës do të ndeshen për vendin e tretë.