FOTO/ Humb jetën biznesmeni i mirënjohur

Biznesmeni grek Kristos Kuro, i cili prej 13 vitesh ndante jetën mes Gjirokastrës dhe Janinës ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij të shumtë nga Greqia dhe Shqipëria i kanë dhënë dje  lamtumirën në fshatin e tij të lindjes, Qefalovrisi.

Kristo Kuros ishte një investitor i rëndësishëm në Shqipëri me kompaninë ‘Partner Ballkanik-Amita’, ku janë të punësuar një numër i konsiderueshëm njerëzish nga Gjirokastra, Libohova dhe Dropulli.

‘Amita’ u krijua në vitin 1983 në Greqi nga kompania CCHBC (Coca-Cola Hellenic Bottling Company).

Ndarja nga jeta e Kristo Kuros nuk është një lajm i keq vetëm për familjen e tij, por edhe për biznesin shqiptar.

Kompania që ai ngriti në vendin tonë është një model suksesi për çdo investitor tjetër, vendas apo të huaj, që kërkon të bëjë biznes dhe të ndihmojë zhvillimin ekonomik.