Panariti: Narkovaluta e narkotrafikut qeveritar po shkreton Shqipërinë

Deputeti i LSI dhe ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar pas publikimit të raportit të Italisë për trafikun e drogës. “Si narkovaluta e narkotrafikut, po e shkreton vendin! Raporti Italian mbi narkotrafikun shqiptar, dëshmon për dramen që po luhet mbi shpinën e shoqërise”, shkruan Panariti në një shenim në rrjetet sociale. “Ndryshimi i ketij modeli, qeverisjeje, është emergjencë kombëtare dhe bëhet vetëm me një alternative të re politike”, shkruan deputetei I LSI.
 
Ja shënimi i plotë i tij në facbook:
 
Si narkovaluta e narkotrafikut, po e shkreton vendin! Raporti Italian mbi narkotrafikun shqiptar, deshmon per dramen qe po luhet mbi shpinen e shoqërise. Separi narkovaluta e narkotrafikut, po e shkreton Shqiperine!
 
Sepse ajo nuk shkon per zhvillimin e tij, qe do te arrihej vetem me investime ne sferen prodhuese, por orvatet dhe po ja del te pastrohet me rrugën me te shpejte te mundeshme ,ne tregun e pasurive te patundeshme, truaje, toka, kulla shumekateshe, kontrata koncensionare etj.
 
As qe pyet me, per histori, trashegimi kulturore, vlera identitare etj. Kjo eshte super-flluska e cila krijon ne menyre sureale cmime te pa imagjimueshme per siperfaqe trualli, toke bujqesore pasuri te patundeshme por edhe te sherbimeve.
 
Te gjitha keto, te paperballueshme per mbi 90 perqind te popullit i cili e siguron jetesen me pune apo biznes te ndershem. Rezultati, shkretim, braktisje e vendit, mbyllje te sipermarrjes, paralize investimesh te huaja. Ndryshimi i ketij modeli eshte emergjence kombetare dhe behet vetëm me nje alternative te re politike.