VIDEO/ Rama e pranon/ Qëllimi im, ti vjedh një FOTO Trump

Edi Rama që kujdeset deri në detaj për cilësinë e fotove ka postuar sot një të tillë ku i zë rrugën Presidentit Donald Trump, për t’i shtrënguar dorën.

Ajo çfarë bie në sy është cilësia e fotos ku Presidenti Trump është krejt i paqartë në pamje, cfarë për profesionistet e fotografisë kuptohet se ka qenë në ecje.

Por Fuga ka qenë në pritje të ‘gjahut’ nga Rama për të bërë një shkrepje në të qintat e sekondës.

Me këtë gjest Edi Rama vetëm sa ka pranuar kompleksin dhe nevojën e tij për një foto me Donald Trump, me çdo kusht, me çdo çmim e me çdo turp.

Është rasti këtu për të kujtuar se çfarë ka thënë Edi Rama për Donald Trump, kur ky i fundit ishte në fushatë për tu zgjedhur si President i SHBA-së.

Për më shumë, shikoni videon: