‘Topin e Artë’ apo Kupën e Botës? Ja kë zgjedh Modriç

Modriç po shkëlqen në Kampionatin Botëror dhe është një ndër kandidatët favorit për të marrë “Topin e Artë”.

“Ylli” i Real Madridit thotë se dëshiron ta fitojë Kupën e Botës dhe se nuk është i interesuar për çmime individuale, siç është Topi i Artë.

Topi i Artë? “Kjo nuk ka rëndësi për mua. Dëshira ime e vetme është që të ngrej kupën me Kroacinë”.

Kroacia mbrëmë e siguroi një vend në finale të Kupës së Botës për herë të parë në historinë e saj.