Efekti Ronaldo, ja çfarë ndodh në rrjetet sociale me Juventusin

Cristiano Ronaldo ka filluar të lë gjurmë në Juventus, ende pa u prezantuar si futbollist i ri i ekipit nga Serie A.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka rritur Juventusin në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter.

Menjëherë pas konfirmimit të lajmit për transferimin e tij nga Real Madrid, në rrjetet sociale te “Bianconerët” ka filluar një valë e re e pëlqimeve dhe ndjekësve të rinj.

Efekti i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale të Juventusit:

+ 900,000 followers në Instagram.

+ 100,000 followers në Twitter.

+ 400,000 likes në Facebook.