Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Rama po i shet Shqipërinë grekëve/ Komisionieri Hahn ‘zbulon’ tradhtinë e kryeministrit shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot një skandal të madh, shitjen e Shqipërisë tek grekët.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ristrukturimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greq2isë, është një plan që tashmë njihet nga të gjithë, këtë gjë e ka pranuar edhe komisioneri Johannes hahn.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/177611/rama-po-i-shet-shqiperine-grekeve-komisionieri-hahn-zbulon-tradhtine-e-kryeministrit-shqiptar/

 

Pas talljes se BBC/ Plas humori në rrjet me Edi Ramën. Shikoni FOTO-t epike

Kryeministri Edi Rama është bërë gaz i botës, kjo për shkak të veshjes së tij. Atletet e tij të bardha, ishin në qendër të vëmendjes së mediave botërore, ku prestigjiozja BBC, i kushtoi një artikull ironik kryeministrit shqiptar.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/177613/pas-talljes-se-bbc-plas-humori-ne-rrjet-me-edi-ramen-shikoni-foto-t-epike/

 

VIDEO/ Opozita, Krimeve të Rënda: Merrjani Ramës ekspertizën e audiopërgjimit

Opozita shqiptare ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me audiopërgjimin për Agron Xhafajn, ku kërkon që Rama të dorëzojë si provë, rezultatin që tha se kishte nxjerë vetë tek një laborator i njohur.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/177525/video-opozita-krimeve-te-renda-merrjani-rames-ekspertizen-e-audiopergjimit/

 

'Rama, gati të dalë lakuriq që shqiptarët të merren me hallatet e tij e jo me zezat që po u bën'

Nga Edi Paloka.

Kur BBC tallet me Kryeministrin e Shqipërisë, sigurisht nuk është momenti të brohorasësh “O sa mirë me qenë shqiptar”, por, që ne vazhdojmë dhe merremi me atletet e Ramës, kjo është tallje që i bëjmë vetes.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/177464/rama-gati-te-dale-lakuriq-qe-shqiptaret-te-merren-me-hallatet-e-tij-e-jo-me-zezat-qe-po-u-ben/

 

Zëdhënësja e PD në Syri.net jep deklaratën bombë: Shumë shpejt Rama do të ndalet, teatri nuk prishet

E ftuar në studion e lajmeve të syri.net, Ina Zhupa, ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë aksione të forta për të ndalur këtë qeveri.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/177599/zedhenesja-e-pd-ne-syri-net-jep-deklaraten-bombe-shume-shpejt-rama-do-te-ndalet-teatri-nuk-prishet/

 

KPK e shkarkoi, gjyqtari-Hysit: Vasilika më ke zhgënjyer. Zbulohet pakti me PS

Artan Lazaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nga procesi i vetingut doli se nuk justifikonte dot pasurinë. Por duket se Lazaj ka pasur një marrëveshje me socialistët gjatë kohës kur hartohej reforma në drejtësi.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/177545/kpk-e-shkarkoi-gjyqtari-hysit-vasilika-me-ke-zhgenjyer-zbulohet-pakti-me-ps/

 

Merret peng dhe dhunohet për 3 orë 25 vjeçari! Detajet

Një 25-vjeçar është marrë peng për rreth 3 orë për motive që ende nuk bëhen të ditura nga policia. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Divjakë ku shtetasi A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë, i ka hequr lirinë të riut me iniciale D.Gj., mbi të cilin ka ushtruar dhunë në bashkëpunim me persona të tjerë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/177605/merret-peng-dhe-dhunohet-per-3-ore-25-vjecari-detajet/

 

E arrestojnë gabimisht, shqiptari i fiton 150 mijë euro Italisë

Nga janari 2014 deri në shtator 2015, plot 21 muaj në burg për një shtetas shqiptar në Itali, i cili fitoi lirinë si dhe një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh nga shteti italian për burgosjen e padrejtë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/177574/e-arrestojne-gabimisht-shqiptari-i-fiton-150-mije-euro-italise/

 

Thaçi: Për dialogun me serbinë, duhet kontributi i të gjithëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se askush nuk mund ta udhëheqë vetëm procesin e negociatave me Serbinë dhe se askush nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë këtë proces.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/177638/thaci-per-dialogun-me-serbine-duhet-kontributi-i-te-gjitheve/

 

Maqedonia merr ftesën zyrtare për në NATO

Projekt konkluzionet e Samitit të NATO-s parashikojnë që Maqedonia sot merr ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë dhe anëtarësimin e plotë pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme, gjegjësisht implementimin e plotë të Marrëveshjes për Çështjen e Emrit ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/177669/maqedonia-merr-ftesen-zyrtare-per-ne-nato/

 

FOTO/ Ja pamjet e para që vijnë nga spitali ku ndodhen 12 futbollistët

Nga spitali ku po trajtohen vijnë pamjet e para të 12 djemve tajlandezë dhe trajnerit të tyre, pasi u shpëtuan nga një shpellë e përmbytur.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/177717/foto-ja-pamjet-e-para-qe-vijne-nga-spitali-ku-ndodhen-12-futbollistet/

 

VIDEO/ Për ju që e keni humbur, përmbledhja e ndeshjes Kroaci vs Angli

Kroacia dje mundi Anglinë duke siguruar një biletë për në finale. Edhe pse e gjetën veten shpejt në disavantazh ato reaguan në pjesën e dytë me Perisiç.

Për më shumë

https://www.syri.net/boterori-2018/177722/video-per-ju-qe-e-keni-humbur-permbledhja-e-ndeshjes-kroaci-vs-angli/