Klevis Balliu pagëzon kryeprokuroren: Kjo është ‘Zonja nuk e di’

Deputeti demokrat Klevis Balliu pagëzoi në mënyrë origjinale, kryeprokuroren Arta Marku e cila pasi lexoi raportin e shkurtër nuk pati përgjigje për asnjë pyetje të deputetëve të opozitës. Balliu ndërsa mori fjalën në Komisionin e Ligjeve, e quajti shefen e akuzës “Zonja nuk e di”

‘Ne erdhëm këtu të presim prokuroren, na sollët këtu ‘Zonjën nuk e di’. Kjo nuk di asgjë!

Kjo s’ka faj që nuk di asgjë, sepse nëse doni prokurorinë duhet të vijë Edi Rama këtu sepse ai është kryeprokuror.

Ajo zonja me të vërtetë nuk di asgjë. Kjo erdhi dhe rezultoi zonja ‘Nuk e di’,-tha Balliu ndërsa kryetari i komisionit Ulsi Manja në vështirësi i ndërpreu fjalën dhe mbylli mbledhjen duke e nxjerrë nga situate Markun.