Boll e bletë çdo ditë, bëjeni të freskët në shtëpi. Receta më thjeshtë e akullores

Përgatitet për pesë minuta dhe është shumë e mirë. Nxirreni nga frigoriferi dhe konsumojeni menjëherë, sepse shkrin shumë shpejt.

Përbërësit

1 kuti qumësht “Panda” (400g)

 500ml panë e ftohtë nga frigoriferi

1 bustinë vanilje

 2 lugë gjelle liker ose jo nëse do e bëni posaçërisht për fëmijët.

Përgatitja:

Rrahim panën me rrahësin elektrik derisa të bëhet si shkumë jo shumë e ngrirë. Shtojmë qumështin “Panda” pak nga pak, të cilin e kemi përzier më parë në një tas me likerin. I përziejmë me kujdes me spatul duke bërë lëvizje nga poshtë lart.

Masën e hedhim në një kuti me kapak që duron temperaturën e ngrirjes. Akulloren e lëmë në ngrirje për 7-8 orë. E shërbejmë sipas dëshirës; me reçel, copa frutash të freskëta e të tjera.