Doni që lulet tuaja të mos vyshken kurrë? Mësoni këto rregulla

Lulet e adhuruara të dhomës i keni rimbjellë, rregullisht i keni ujitur dhe i keni mbajtur në dritën e diellit, ndërkaq ato vazhdojnë të vyshken?

Lexoni këto këshilla që vijnë nga ekspertët e kopshtarisë në mënyrë që lulet tuaja të mos vyshken kurrë.

E gjitha që ju duhet janë filtrat e kafes

 Vendoseni filtrin e kafes në fund të saksisë. Shtrijeni saktësisht midis dheut dhe vrimave të kullimit të ujit – ku zakonisht uji dhe ndotësit kullohen. Në këtë mënyrë do të mundësoni kalimin e ujit dhe mbetjen e të gjitha ndotjeve.

Pikërisht ato ndotje mbyllin vrimat, dhe për këtë shkak pengon kalimin e tepricës së ujit dhe depërtimin e ajrit. Kjo është arsyeja më e shpeshtë e prishjes së rrënjëve të luleve. Prandaj edhe vyshken.

Veç kësaj, do të jetë shumë e dobishme edhe nëse bimët i ujisni me llumin e kafes apo me ujin e lëvozhgave të vezëve.

Është e thjeshtë, llumin e kafesë që ka mbetur në filxhan hidheni në një enë me ujë dhe me atë ujë ujitni lulet ashtu si bëni zakonisht.

Nëse përdorni lëvozhga të vezëve, shtypni në copëza të imëta dhe hidhini në ujë dhe ujisni lulet bashkë me ato copëza lëvozhgash të vezëve.

Me këto dy receta do t’i ushqeni rrënjët e luleve dhe ato do të jenë më të forta.