Haradinaj bisedon me May, kërkon thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Britani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me kryeministren e Britanisë, Theresa May, në Londër.


Haradinaj ka thënë se ka pasur një bashkëbisedim përmbajtësor dhe të frytshëm me May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër.
"Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe është koha që të fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar", ka shkruar Haradinaj në Facebook.


"Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar", ka theksuar ai.