FOTO/ Franca në finale, ja kush shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes me Belgjikën

Në “Saint Petersburg Stadium” u luajt gjysmëfinalja e parë e Botërorit mes Francës dhe Belgjikës, shkruan Syri.net.

Franca fitoi me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Umtiti me kokë në minutën e 51-të, duke u kualifikuar në finale.

Pikërisht qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i ndeshjes.