Pamela Anderson, tifozja speciale e gjysmëfinales Francë-Belgjikë

Aktorja e njohur amerikane, Pamela Anderson, ndodhet në Shën Petersburg për të parë ndeshjen Francë – Belgjikë.

“Përshëndetje nga Shën Petersburg, jam e lumtur që jam këtu për të mbështetur Francën në Kampionatin Botëror”, ka shkruar Anderson në Instagram.

Aktorja 51-vjeçare është në lidhje me mbrojtësin e njohur francez, Adil Rami.