VIDEO/ Tailandë, nxirret nga shpella edhe fëmija i nëntë, priten dhe tre si edhe trajneri

Edhe një fëmijë tjetër tajlandez, i nënti në total dhe i pari për sot, u nxorr nga shpella. Brenda kanë mbetur ende 3 shokë të tij dhe trajneri. Operacioni i rrezikshëm i shpëtimit është sot në ditën e tretë dhe shpresohet të mbyllet sot. 

Tetë djemtë e parë të shpëtuar nga një shpellë në Tajlandën veriore janë me shëndet të mirë mendor dhe fizik, tha sot për BBC një zyrtar i Shëndetësisë.

Djemtë gjatë dy ditëve të kaluara iu nënshtruan kontrolleveme rreze X dhe analizave të gjakut. Dy prej tyre janë duke u kuruar për inflacion të mushkrive. Ata do të mbahen në mbikqyrje në spital edhe 7 ditë të tjera, së paku.

Grupi u bllokua brenda malit në datën 23 qershor prej shirave që përmbytën guvat. Ata u gjetën javën e kaluar nga zhytësit, pas 9 ditëve të humbur./SYRI.NET