“Çështje kulture”, aktori shpërthen ndaj qeverisë: Jemi trima e të zgjuar, shkatërrojmë për të bërë kulla

Aktori i njohur i humorit Julian Deda  ka ironizuar  duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku duket godina e teatrit ‘The Globale Theatre’ në Londër., godinë e ndërtuar më 1599 e cila funksionon edhe sot e kesaj dite si Teater.

Postimi i plotë i Jul Dedës

“Shikojeni pak kete ndertese. Nese ju duket si nje shtepi fermeresh, gaboheni. Ky eshte The Globe Theatre ne Londer, i ndertuar ne 1599, i shkaterruar nga zjarri ne 1613 dhe i rindertertuar nje vit me vone e ne vazhdim per ta bere siç ishte, e perseris, siç ishte. Kjo godine funksionon edhe sot e kesaj dite si Teater, pra e perseris, siç ishte..!
Kurse ne jemi me trima dhe me te zgjuar, sepse edhe nese nuk vepron zjarri apo termeti e shkaterrojme vete per te bere kulla..! 
P.s. Çeshtje kulture”