Denoncimi / I riu zhduket prej 5 ditësh në Nikël, policia hesht për krimin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon zhdukjen prej 5 ditësh të nipit të tij.

Sipas qytetarit në fjalë, ai është zhdukur në zonën e Niklës dhe pavarësisht denoncimeve të bëra në komisariatet e Laçit dhe Krujës, ende nuk ka asnjë informacion për fatin e djaloshit.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!

Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb

“Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”