Nga viktimë e bullizmit, sot supermiliarder. Historia e Elon Musk, njeriu që do të popullojë Marsin

Elon Musk është njeriu që krijoi një epokë të re hapësinore. Ai është një vizionar që shikon në të ardhmen, i aftë edhe inovativ në disa sektorë të ndryshëm me kompani kolosale si SpaceX, Tesla Motors dhe Paypal.

Elon Musk , 47 vjeç është biznesmeni i cili mund të mburret, sipas Forbes, me një pasuri personale rreth 21 miliard dollarë.

I lindur në Pretoria, me baba nga Afrika e jugut dhe nëna e tij kanadeze, është rritur kryesisht në Afrikën e jugut. Kur ishte fëmijë, ishte viktimë e bullizmit. Në një rast e sulmuan, e goditën dhe e hodhën nga shkallët.

Kur ishte 10 vjeç mori kompjuterin e pare dhe menjehere filloi të zhvilloj një pasion për Commodore VIC-20, si programues autodidakt, dy vite më vonë krijoi lojen e pare “Blastar”.

Pasi mbaroi studimet, transferohet në Kanada dhe aty fillon universitetin, por pastaj transferohet në Pensylvannia ku diplomohet në shkenca teknologjike dhe ekonomi. Në vitin 1995 , regjistrohet si doktorant në fizikë të aplikuar, por e braktis pas dy ditësh për të themeluar, (bashkë me vëllain e vogël) kompaninë Zip2, që për 4 vjet i jepet Alta Vista, një ndarje të Compaq, për më shumë se 330 milion dollar.

Me SpaceX (shkurtim i Space Exploration Technologies Corporation), Elton Musk arrin të hyjë në historinë e industrisë hapësirës ajrore, falë prodhimit të raketave Falcon dhe mjete Dragon, për transportin në orbitë të mallrave dhe të personave. Në vitin 2012, në bashkëpunim me Nasa-n , SpaceX bëhet industria e parë private e aftë të hedhë një kapsulë Dragon duke e bërë të sulmojë në Stacionin Hapsinorë internacional (Iss).

Po aq ambicioz duket edhe projekti i Musk për Tesla Motors, kompania e themeluar në vitin 2003 që prodhon makina elektrike të një niveli të lartë, dhe panele fotovoltaike. Pa harruar edhe Hyperloop, projektin e trenave të aftë për të udhëtuar deri në 1000 km/h: fantashkencë për të gjithë , por jo për një që është i aftë të afrojë kohën.

Kompania e Elon Musk “Space X” ka leshuar raketën drejt planetit Mars, që një ditë synohet të jetohet nga një koloni njerëzish.

“Makinë e kuqe për një planet të kuq” – shkroi në Twitter Elon Musk, miliarderi themelues i kompanisë ‘Space X’ dhe ‘Tesla’.

Dhe ajo që e bën më të dallueshme këtë epokë të re hapësinore është se tani raketat do të zhvillohen nga kompanitë private dhe jo qeveritë. Taksapaguesi amerikan nuk duhet të paguajë asnjë cent për këto raketa.

Kjo raketë 90 milion dollarëshe ka kapacitete të ngrejë një avion Boeing 737 deri në hapësirë dhe brenda të ketë vend për disa makina Tesla.

‘Space X’, mund të fillojë t’i bëjë oferta kompanive të tjera, madje dhe qeverive, për t’i mundësuar misione hapësinore të vështira.