Di Maria gati për të nënshkruar me skuadrën nga Serie A

Angel Di Maria mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas “Mediaset Premium”, Napoli ka shprehur interesim për lojtarin që preferohet së tepërmi nga Carlo Ancelotti.

Napolitanët i kanë propozuar argjentinasit një kontratë 3-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon.

Ancelotti e do atë në skuadër, pasi kanë punuar së bashku te Reali i Madridit. Kontrata e Di Marias me PSG-në skadon vitin e ardhshëm.