Pas aksidentit me 5 të vdekur, Pacolli tregon aksidentin e tij dhe si ra në koma, mesazhi

Pas ngjarjes së rëndë ku në një aksident u shua një familje e tërë ka patur edhe reagime të shumta. Aksidenti tragjik që i mori jetën një familje të tërë dje në rrugën Suharekë-Duhël, mes tyre edhe fëmijë, ka prekur zemrat e të gjithëve.

Reagimeve për këtë ngjarje iu bashkua edhe Ministri i Punëve të Jashtme kosovare, Behgjet Pacolli, i cili u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Po ashtu ai ka ndarë edhe një histori të vështirë nga jeta e tij, teksa zbuloi se 38 vite më parë ai kishte rënë në koma pas një aksidenti automobilistik.

Ja shënimi i plotë i tij në facebook

“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë”. “Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë”, ka shkruar Pacolli.