VIDEO/ Pas dështimit në Botëror, sulmohet pa mëshirë autobusi me lojtarët e Brazilit

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Brazili i është bërë një pritje aspak e këndshme.

Me të mbërritur në vendlindje, autobusi që kishte brenda lojtarët e Brazilit është sulmuar me gurë nga disa tifozë.

“Selecaot” u mposhtën në çerekfinale me rezultatin 2-1 përballë Belgjikës duke bërë që Neymar me shokë të kthehen në atdhe me kokulur.

Kujtojmë që Brazilit i mungon finalja që nga viti 2002 kur u shpall kampion pasi mposhti në finale Gjermaninë.