Ylli i PSG-së drejt Barcelonës, do zërë vendin e Iniestës

Për të zëvendësuar Andres Iniestën, Barcelona mendon për Adrien Rabiot.

Mesfushori i Paris Saint Germain, i cili u la jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018” nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vetëm edhe 1 vit kontratë me kampionët e Ligue 1.

Rabiot ka refuzuar çdo ofertë për rinovimin e kontratës deri tani dhe dëshira e tij është të ndërrojë ambient.

Për të mos e humbur me parametër zero pas një viti, PSG-ja dëshiron ta shesë këtë verë dhe shanset që Rabiot të bashkohet me Barcelonën janë të mëdha.