Këngëtari i njohur zhgënjen tifozët anglezë në momentin më të mirë! Ja çfarë u tha gjatë koncertit

Kombëtarja e Anglisë po kalon në një formë mjaft të mirë në këtë kampionat botëror.

Anglezët nuk ishin favorit për të shkuar larg, por kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të përballen me Kroacinë e Zlatko Daliç.

Kjo i ka mbushur me eufori tifozët e Anglisë – të cilët po shpresojmë që kombëtarja e tyre mund ta fitojë Kupën e Botës.

Anglezët gjithashtu kanë krijuar një këngë për këtë, e cila titullohet “It’s coming home” (“Po vjen në shtëpi”).

Kjo këngë u këndua edhe në një koncert të Noel Thomas David Gallagher – i cili është një këngëtar, kompozitor dhe kitarist mjaft i njohur britanik.

Mirëpo këngëtari i njohur ka befasuar me përgjigjen e tij, pasi pikërisht në momentin më të mirë të kombëtares së tyre, në mes të koncertit, ai ka thënë se Anglia nuk do të mundet ta fitojë titullin.

“Seriozisht djema, nuk do të fitojmë. Kupa nuk do të vijë, edhe ju e dini këtë”, ka thënë këngëtari gjatë kohës kur tifozët po këndonin këngën e famshme.