FOTO/ Pas Ronaldos edhe Bale do largohet nga Reali, por skuadrës do i bashkohet një supersulmues. Emri

Duket se tek Real Madrid ka ardhur koha që të bëhen ndryshime të mëdha. Merkato e verës premton investime të mëdha të cilat mungojnë në kampin madrilen prej kohësh. Largimi i Ronaldos duket se nuk do të jetë i vetmi. Por në rast se me portugezin do të mbushin arkat me para, me Gareth Bale madrilenët synojnë të bëjnë një shkëmbim të bujshëm.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukakun i cili po shkëlqen në Botërorin e Rusisë me Belgjikën. Është gazeta spanjolle “Don Balon” ajo që zbulon planin dhe shprehet se koha e Gareth Bale ka mbaruar pas pesë viteve te Los Blancos. Ai raportohet se do të rikthehet në Premier League.

Nga ana tjetër optimizmi për të finalizuar këtë shkëmbim rritet duke parë dëshirën e madhe që ka trajneri i Manchester United, Jose Mourinho për të pasur nën urdhrat e tij yllin uellsian.

Por për të marrë shërbimet e Bale, do t’i duhet të heqë dorë nga Romelu Lukaku, i cili ka shkëlqyer në Kupën e Botës me Belgjikën. Me një Benzema me shumë vite mbi shpatulla dhe drejt mbylljes së aventurës me madrilenët, besohet se Lukaku do ta ketë të sigurt vendin e titullarit.