FOTO/ Tabaku: Në botë i mbrojnë veprat e artit. Në Shqipëri Rama dhe narkoqeveria i dhunojnë

‘Teatri kombëtar’ ka krijuar tashmë prej disa muajsh një debat të fortë në vendin tonë, nëse duhet të prishet apo të ruhet. Në njërën anë janë artistët dhe qytetarët të mbështetur nga opozita, të cilët kërkojnë që Teatri Kombëtar të ruhet dhe të kthehet si muze, pasi brenda tij janë me vite të tëra art dhe kulturë, por nga ana tjetër është qeveria dhe biznesmenët të cilët duan ta prishin dhe aty të ndërtojnë Kulla.

Edhe pse kryeministri Rama është përpjekur vazhdimisht të sjellë shembuj nga shtete e tjera sa i përket teatrove, ai gjithmonë ka dështuar, pasi në çdo cep të botës teatrot e vjetër nuk janë prishur, përkundrazi mbrohen me ligj.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka sjellë një tjetër fakt interesant, ku tregon se si sillen evropianët me teatrot. Ajo ka publikuar një foto të një kinemaje 101 vjeçare në Itali, e cila mbrohet me ligj, edhe pse në atë qytet të madh po ndërtohen çdo ditë teatro dhe kinema të reja dhe moderne.

Në statusin e saj Tabaku shkruan se në Shqipëri këto ndërtesa nuk e kanë këtë fat, pasi këtu qeveris Ediu Rama i cili pasi e shkatërroi Tiranën për 12 vite si kryetar bashkie, sot kërkon të dhunojë një tjetër bukuri.

Statusi i Tabakut:

Kjo ndërtesë është kinemaja e parë në Milano. Një godine 101 vjeçare që të kujton “Cinema Paradison” e Bertoluçit. Ajo vazhdon të ruhet dhe është pjesë e pandarë e një qyteti që është kthyer në metropol dhe që është pasuruar me kinema të tjera pa u prekur historia dhe tradita.

Fatkeqësisht Shqipëria dhe Tirana nuk e kanë këtë fat. Rama dëshiron të fshijë historinë dhe shpirtin e një qyteti që e masakroi për 12 vjet si kryetar bashkie. Sot në krye të një narko-shteti dëshiron të dhunojë një tjetër bukuri të Tiranës sonë.