Ndodh edhe kështu në Shqipëri! Çiklistët bllokojnë Unazën e Madhe, qytetarët nuk lëvizin dot në rrugë

Qytetarët që kanë pasur në plan të udhëtojnë drejt juglindjes, janë përballur me një situatë absurde që është krijuar në segmentin e Unazës së Re. Rruga është bllokuar tërësisht duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve dhe trafik në rrugët dytësore.

Shkak është bërë një aktivitet çiklistik, në dispozicion të të cilit ishte vendosur e gjithë rruga.

Për hir të çiklistëve, mijëra qytetarëve u është dashur të devijojnë udhëtimin, të kthehen pas apo të lëvizin në rrugët dytësore të ngarkuara në trafik. Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që unaza e re vihet në dispozicion të çiklistëve, duke krijuar kaos në qarkullimin e të gjithë zonës. /Tv Klan.