Harry Kane ja kalon Neymarit, shpërblehet nga shkëlqimi në Botëror

Pavarësisht performancave fantastike në Botëror, Tottenhami e kishte vendosur t’i rinovonte kontratën e Harry Kane, për ta pasur akoma më të sigurt që do e ketë në gjirin e vet, dhe ta mbronte nga milionat e klubeve të Europës.

Por, gjëja interesante që zbulojnë mediat angleze, është se bomberi i “Tre Luanëve”, nuk ka një klauzolë largimi në kontratën e tij të re.

Kështu, ai bëhet më i shtrenjtë edhe se vetë ylli brazilian, Neymar.

Kane pritet të përfitojë rreth 250 mijë euro në javë me kontratën e tij të re, ndërsa do të jetë i klubit londinez deri në vitin 2024.