FOTO/ Shqiptari plagoset në aksident, bllokohet autostrada

Aksident i rëndë në autostradë në Itali, pranë Bolonjës.

Një Peugeot 208 e drejtuar nga një 38-vjeçar shqiptar, devijoi befas në rrugë dhe goditi trafikndarësen, për t’u përplasur më pas me një Toyota Yaris, të drejtuar nga një 49-vjeçar italian.

Në vendngjarje mbërritën shpejt ambulancat që transportuan në spital të plagosurit, të cilët nuk janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, i rënduar ishte trafiku, me radhë makinash që shkoi deri në dy kilometra, të cilat pritën një orë deri në rihapjen e korsisë.