Ja kush është shkrimtari që do të jëtë ambasadori i Kosovës në Gjermani

Gazeta më e njohur e Gjermanisë, Frankfurter Allgemeine Zeitung, në edicionin e saj të së dielës (FAS) ka njoftuar për emërimin e Beqë Cufajt, Ambasador të Republikës së Kosovës në Gjermani.

“Shkrimtari Beqë Cufaj do të jetë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin”.

“Cufaj, i cili në të kaluarën me familjen ka jetuar në Stuttgart (“Last Exit Degerloch“ titullohet një pjesë teatrore e shkruar nga ai), u bë i njohur nga viti 1999 me esetë e tij mbresëlënëse të cilat i shkruajti gjatë e pas luftës së Kosovës për ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, ‘Sueddeutsche Zeitung’ dhe ‘Neue Zuercher Zeitung’. Më vonë ka raportuar edhe nga Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës për procesin ndaj Slobodan Milosheviqit“, shkruan kjo gazetë.

Mëpas, FAZ i së dielës njofton që Beqë Cufaj është “propozuar për Ambasador nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ishte gjatë luftës së Kosovës një nga Komandantët forcave guerlile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po kështu u desht të paraqitej para Tribunalit të Hagës, mirëpo u lirua nga të gjitha aktakuzat”.

“Edhe ashtu e kam parë veten si Ambasador, nga pozita e shkrimtarit“, thotë 47 vjeçari, i cili në Gjermani ka botuar dy romane: “Shkëlqimi i Huaj“ dhe “projekt@party“. Së fundmi ai ka punuar në një roman në të cilin, siç tregon Cufaj, flitet për çështjen e refugjatëve. Mirëpo ky libër duhet të presë tashti“, shkruan Franfkurter Allgemeine Zeitung.

Beqë Cufaj më datën 19 korrik zyrtarisht do t’ia dorëzojë letrat kredenciale Presidentit të Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier.