Socialisti që do Teatrin hyn mes deleve: Po kërkoj deputetin që votova!
Delet si asnjëherë janë vënë në qendër të politikës shqiptare dhe gjërësisht, imazhet e tyre që krahasohen me deputetët e PS tek votojnë shembjen e Teatrit, siç ua kërkoi pronari i stanit, Edi Rama, po mbushin rrjetet sociale.
Deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar një prej këtyre fotove plot ironi që po qarkullojnë me gjithfarë diçiturash.
Boçi shkruan: “Jeni dele” - iu drejtua Basha deputetëve të majtë tek votonin ligjin për shembjen e Teatrit. Asnjërit nuk i lëvizi qerpiku. Jo nga trimëria, por nga frika se mos ngatërronin butonin e votimit pro. Foton ilustruese ma nisi një qytetar i majtë kundër shembjes së Teatrit, me diçiturën: "Po kërkoj deputetin që votova!"