Ishte në kërkim, arrestohet i dënuari me 3 vite burg. Emri

Një person i shpallur në kërkim u arrestua nga policia e Shkodrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Në pranga përfundoi Pllumb Çera, 40 vjeç, banues në lagjen Kongresi i Përmetit në qytetin verior.

Ndalimi i tij i bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 07.06.2017, e ka dënuar atë me 3 vjet burg për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.