VIDEO/ Fitorja, presidentja kroate festë të çmendur në dhomat e zhveshjes

Kroacia është kualifikuar për në gjysëm finalet e kampionatit botëror të futbollit duke eliminuar skuadrën vendase, Rusinë.

Festimet kanë qenë të çmendura nëpër të gjithë Kroacinë.

Festimeve i është bashkuar edhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Ajo ka festuar mbrëmë me futbollistët e Kombëtares së vendit të saj.

Kolinda i është bashkua ekipit në dhomat e zhveshjes.

Videon e ka publikuar pikërisht presidentja kroate në faqen e saj në Facebook.

Presidentja Kolinda njihet si tifoze dhe i qëndron gjithmonë pranë ekipit kombëtar.