Përfundojnë 90 minutat e kohës së rregullt, ja rezultati në Rusi - Kroaci

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta lojë për të zgjedhur skuadrën gjysmëfinaliste në ndeshjen ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë.

Dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë, fillimisht ishin vendasit të cilët kaluan në avantazh me anë të Cheryshev, ndërsa vetëm pas 8 minutash Kroacia barazon 1-1.

Gjatë fraksionit të dytë të lojës ishte Kroacia që qëndroi në sulm por pa mundur për të shënuar gol.

Takimi do të vijojë të luhet edhe 30 minuta shtesë dhe nëse nuk del fituesi lojtarët do t’i drejtohen pikës së bardhë të penalltisë.