Aktivisti u kërkon llogari artistëve për teatrin: A skuqeni kur ...

Pas miratimit të ligjit në Kuvend për prishjen e  godinës së Teatrit Kombëtar artistët vazhdojnë protestën, për të mos lejuar ekzekutimin e këtij ligji.

Pasditen e sotme aktivistët, kanë ardhur ndryshe në protestë duke mbajtur fjalime me poezi.

Përzgjedhja e tyre ka qenë me tematika të ndryshme, mbi diktaturën, ku sipas aktivistëve, po merr jetë në këtë vend.

Një prej aktivistëve, ka marr fjalën duke lexuar një poezi dhe në fund të saj ka bërë disa pyetje, artistëve të cilët i janë bashkuar qeverisë mbi prishjen e teatrit.

“Rama është më keq se Neroni,ose është si Neroni i cili dogji Romën, vrau nënën e vet dhe persekutoi klerikët. Ky sot nuk mundet të na vrasë, por po na grabit pronën publike.

Po dhunon gratë, me policët e vet duke i gjuajtur me shklema. Në mendimin tim ai është i çmendur. Megjithatë kam një pyetje për aktorët që nuk janë këtu, ose për ata që mendojnë se teatri është pronë e tyre, por në fakt është pronë e jona.

Kur e shikoni veten në pasyrë, a skuqeni? Kur shikoni kolegët që qëndroni prej ditësh apo muajsh në protest për ta mbrojtur teatrin a skuqeni?”, përfundoi ai.