Icardi takohet me drejtuesit e Interit

Interi do të mbajë bisedime me përfaqësuesit e Mauro Icardit për të diskutuar kushtet e kontratës së re.

Icardi është bërë njëri prej sulmuesve më të mirë në botë në dy sezonet e fundit dhe paraqitjet e tij për Interin ua kanë tërhequr vëmendjen shumë skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Chelseat dhe Real Madridit.

Argjentinasi i shënoi 29 gola në sezonin e fundit në serie A.

CalcioMercato raporton se Interi do të takohet me përfaqësuesit e tij më 9 korrik për të diskutuar rreth kushteve në kontratën e re.

Kontrata aktuale Icardit me Interin skadon verën e vitit 2021 dhe përmban një klauzolë në vlerë rreth 110 milionë euro.

Icardi kërkon pagë vjetore prej 8 milionë euro.