Policia e gjobit me datën e nesërme, qytetari: Këta e dinë një ditë para ç'do të ndodhë!

Një rast i veçantë është denoncuar nga një qytetar. Ai është gjobitur nga Policia e Shtetit “për parkim të mjetit në mënyrë të parregullt” në Tiranë. Kur është kthyer ka vënë re se në gjobë figuron data e nesërme.

Për këtë arsye qytetari në fjalë (emrin s’bëhet publik nga lapsi.al.) bën ironi: 

“Sapo mora një gjobë të çuditshme nga “policia qe duam” por ajo është vendosur me datën e nesërme. Policia jonë e di një ditë para çfarë do të ndodhë të nesërmen. “Policia që duam”, 4 për sot” – shkruan qytetari që denoncon rastin.