7 Korrik, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

Sot data shënon 7 Korrik. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë

Ngjarje

98 - Martirizimi i dëshmorëve të krishterë në Durrës: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, të ardhur nga Italia, të cilët i mbyti në det guvernatori pagan i Durrësit, Agrikola, sepse pohuan publikisht besimin e krishterë bashkë me Shën Astin.

1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndanë Evropën mes tyre.

1854 – Vdiq fizikanti George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike mban emrin e tij.

1898 – SHBA-ja aneksoi Havain.

1937 - Forcat ushtarake japoneze sulmuan Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze.

1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.

1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi inçizimin e tij të parë, “That’s all Right”.

1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.

2005 – Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.

2009 - Jordania njeh Republikën e Kosovës.

Lindje

1860 - Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak

1887 - Marc Chagall, piktor franko-ruso

1893 - Miroslav Krleža, letrar i madh kroat

1901 - Vittorio De Sica, regjisor italian

1915 - Yul Brynner, aktor amerikan

1922 - Pierre Cardin, krijues veshjesh nga Franca

1930 - Biljana Plavši?, politikane serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

1940 - Ringo Starr, muzikant anglez

1943 - Toto Cutugno, këngëtar italian

1981 - Omar Naber, këngëtar slloven

Vdekje

1307 – Eduardi I, Mbret i Anglisë

1973 - Max Horkheimer, filozof dhe sociolog gjerman.

1987 - Kujtim Spahivogli, aktor dhe regjisor shqiptar (L. 1932)

1997 – Mate Boban, ish-president i entitetit të kroatëve të Bosnjës, Herceg-Bosnja.

Festa dhe përvjetore

Dita e shtetësisë së Ishujve Solomone