Trajneri i Belgjikës flet pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur i lumtur pas fitores së Belgjikës ndaj Brazilit në Kupën e Botës.

“Brazili ka aq shumë finesë dhe ju e dini se mund t’ju ndëshkojnë në çdo moment, por unë nuk kam menduar për asnjë sekondë se lojtarët e mi do të dorëzohen”, tha ai.

“Ata (lojtarët e Belgjikës) kanë bërë diçka të veçantë sonte dhe shpresoj që të gjithë në Belgjikë të jenë shumë, shumë krenar. Ata kanë krijuar një histori të mirë dhe ne duhet ta çmojmë atë”, vijoi ai.

“Por tani kemi nevojë për më shumë energji për ndeshjen e ardhshme për t’u siguruar që të jemi po kaq të mirë edhe në gjysmëfinale”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Belgjika mposhti 2-1 Brazilin.