Mashtruesit kthehen në “virus”, ja sa raste identifikoi Policia 24 orët e fundit në Tiranë

Mashtrimet, me qëllime përfitimesh të pandershme, kanë filluar të kthehen në problem jo të vogël, në Tiranë. Krahas, mashtrimeve ët fundit, të zbuluar, me vlera që tejkalojnë 1 milion euro, nuk mungojnë edhe mashtrimet “ordinere”, me vlera të vogla, apo edhe për përfitime “shërbimesh” të pamerituara.

Sipas Policisë së Tiranës, vetëm në 24 orët e fundit, në kryeqytet janë konstatuar të paktën pesë raste mashtrime, materialet për të cilat janë referuar në pronori.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar

  • Më datë 05. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F. K., vjeçe 20, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, për pronotimin e një bilete, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit L. H., vjeç 26, banues në Tiranë. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.
  • Më datë 05. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh. M., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit për zhdoganimin e një mjeti, i ka marrë një sasi parash shtetasit J. Zh., vjeç 40, banues në Elbasan. Nenet 143 e 175 të Kodit Penal.
  • Më datë 05. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A. B., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka falsifikuar rezervimet dhe nuk ka prerë biletat e klientes A. A., vjeçe 27, banuese në Tiranë. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.
  • Më datë 05. 07. 2018, shtetësia E. S., vjeçe 27, banuese në Tiranë, kallëzon se një person ka blerë një paketë me një kartëmonedhë, e cila dyshohet e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.
  • Më datë 05. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H. S., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me të dhënat e këtij shtetasi është aplikuar dy herë me gjeneralitete të njëjta por me shenja gishtash të ndryshme. Punohet për kapjen e H. S. Neni 189 i Kodit Penal. SYRI.net