FOTO/ Prindërit e Ritës në Shqipëri, u bëjnë këtë ‘kërkesë’ publike fëmijëve të saj

Prindërit e këngëtares Rita Ora, prej disa ditësh po shijojnë pushimet verore.

Çifti kanë pushuar për disa ditë në Francë, ku iu bashkuan edhe vajzat Rita dhe Elena.

Ndërsa pas Francës, destinacioni i radhës për ta ishte Shqipëria, kësaj radhe udhëtuan vetëm çifti.

Në rrjete sociale nëna e Ritës ka publikuar disa imazhe, përmes të cilave ka treguar se është mahnitur nga çdo detaj në këtë vend.

Vera u ka kërkuar publikisht të tre fëmijëve të saj që ta vizitojnë Shkodrën, saktësisht vendin ku i ofruan verë të përgatitur në shtëpi, vezë dhe gjithçka tjetër lokale.