Instruktori i zhytjes shpëton nxënësin e tij nga kafshimi vdekjeprurës

Kurrë mos i kthe kurrizin një peshkaqeni! Skena e filmuar pranë Tiger Beach në Bahamas tregon Eli Martinez, një zhytës profesionist dhe instruktor, i cili ka reaguar në kohë duke larguar një peshkaqen 400 kg, i cili po kërcënonte duke ju afruar nxënësit të tij Joe Wong.

Martinez ka shtyrë peshkaqenin tigër duke e kapur nga hunda. 

Klipi është xhiruar disa kohë më parë por vetëm tani është publikuar në Internet.